Jemi në Xibrakë në shkollën 9 vjecare në këtë zonë, ku prindërit dhe nxënësit e kësaj shkolle, denoncojnë prindin Gentian Boshku, i cili, pasi është ngjitur në autobuzin e nxënësve në 7 tetor 2024, ka dhunuar një nxënës e ka shqetësuar të tjerët.Fëmija i dhunuar është jetim nga nëna e babai dhe jeton me gjyshen. Ai thotë, se është shumë i trembur nga kjo situatë.Sipas fëmijëve të tjerë, ky prind ka 4 vjet, që hipën me fëmijët, pasi e lejon shoferi Enver Shkalla. Prindërit e tjerë bëjnë denoncim në Polici, por pas 10 orësh, Enveri është sërish i lirë.Titullari i shkollës Kujtim Karaj, thotë, se e ka hequr shoferin e autobusit nga puna.Nga ana tjetër prindërit kanë dy ditë, që nuk i cojnë fëmijët në shkollë, pasi nuk kanë siguri. OPGJ Zarif Miraka, i kontaktuar nga prindërit, thotë, se policia nuk është gestapo, e se nuk bëhet fjalë për ngacmim seksual. Titullari i Policisë Elbasan, Roven Zeka, tregon, se pasi Gentiani u la i lirë, i është konfliktuar sërish dhe është rindaluar.Prokuroria e Elbasanit dha masën e sigurisë “arrest me burg”, por gjykata e rrethit e sheh të padrejtë arrestimin, pasi Gentian Boshku nuk është arrestuar në flagrancë.Avokati Arben Llangozi thotë, se policia ka bërë shkelje të rëndë, duke mos e arrestuar agresorin në kushtet e flagrancës. Por nga ana tjetër Gjykata e Elbasanit nuk duhej ta linte pa caktim mase sigurimi. Ndaj organi i akuzës e ka ankimuar rastin në Gjykatën e Apelit.
Përmes një dokumenti zyrtar, parlamenti ka llogaritur dëmet e shkaktuara në djegien e karrikeve në kuvend në seancën e 30 shtatorit. Shuma e dëmit është 7.6 milionë lekë të vjetra, shumë që do do të paguhet nga 4 deputetë të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Elda Hoti dhe Bledion Nallbati.Më shumë do të paguajë Gazment Bardhi, 2 milionë lekë të vjetra. Flamur Noka dhe Bledion Nallbati do të paguajnë rreth 1.9 milionë Lekë të vjetra dhe Elda Hoti 1.8 milionë Lekë të vjetra.
Instituti i Sigurimeve shoqërore, ka reaguar pas transmetimit të emisionit Stop të së martës në TV Klan, për një rast abuzimi në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Durrës me një pensionist, që kërkonte njohjen e vjetërsisë në punë. ISSh,bën me dije, se janë larguar nga puna punonjësit e përfshirë në këtë ngjarje dhe do të vijojnë procedurat, për të nxjerrë, nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë rast. Në emisionin Stop të së martës, Vladimir Bajlozi, një banor i Sukthit, tregoi, se pësoi infarkt, ndaj nisi të mbledhë vitet e punës për pensionin e invaliditetit. Ai pa, se i mungonin disa vite të punës si karrocier në Ndërmarrjen e Sukthit. Vladimiri iu drejtua Issh-së, arkivës në Lundër dhe sërish nuk i gjeti vitet e punës. Iu drejtua gjykatës në vitin 2021, por ende sot nuk janë zhvilluar seancat. Vladimiri u drejtua tek sigurimet në Durrës, ku një punonjëse, e quajtur Diana, e drejtoi te juristi, me të cilin mund të mbaronte punë pa gjyq. Juristi Isa mori 500 mijë lekë të vjetra,dhe paratë e prapambetura kaluan në postë për Vladimir Bajlozin.