Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasin Nazif Musai, 78 vjeç, i akuzuar për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Sipas hetimeve, ka rezultuar se më 6 mars 2024, rreth orës 08:00, në fshatin Çukas i Ri, Bashkia Lushnjë, ka ndodhur një konflikt fizik mes vëllezërve Nazif Musai dhe Aziz Musai,70 vjeç lidhur me çështje pronësie.
Gjatë këtij konflikti, Nazif Musai ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij, Aziz Musai, duke i shkaktuar atij humbjen e jetës..
Nazifi ka qëlluar me pistoletë në kokë, vëllain Azizin.
Ndërkohë, ky i fundit iu kundërpërgjigj duke e goditur me sëpatë.