Në redaksinë tonë kanë ardhur me dhjetra denoncime për Suzana Isufaj, me pretendimin, se ajo përmes dokumentave të parregullta ka përfituar prona, që nuk i takojnë. Silvi Golja, një i afërm i Suzanës, dëshmon nga Kanadaja, se Isufaj e ka dhënë pronën e babait të tij me qira në vitin 2021 mbi bazën e një prokure, që i ati Agron Golja i kishte dhënë Suzanës për përfaqësim në gjyqe, por që kishte skaduar në vitin 2017. Të ardhurat e qirasë së pronës, ku janë 25 bashkëpronarë i merr vetëm Suzana Isufaj. Në gjetëm një vendim të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, që i jep 10 milionë lekë të vjetra Suzanës, por kjo e fundit nuk i ka vënë në dijeni bashkëpronarët.
Ne kontaktuam vetë me Suzana Isufajn, e cila u shmang nga përgjegjësia.
Ne ishim edhe te noterja Violeta Sulkaj, e cila ka bërë kontratën e qirasë në emër të Suzanës me prokurë të skaduar. Noterja thotë, se kontratën e ka bërë ndihmësja e saj, që kishte filluar punë prej pak kohësh.Një tjetër deoncim vjen nga Mimoza Muca, e cila thotë, se përmes një vendimi të Gjykatës së Sarandës, i ka marrë një pjesë të konsiderueshme të pronës së përbashkët, 134 familjeve.Suzana kishte gjetur fijet me një prej gjyqtarëve, Sokol Pine, që bëri Suzanën pronare.Vetë zonja Isufaj nuk si të justifikojë faktin, sesi ndikoi në montimin e këtij vendimi.Ne përballëm Suzana Isufajn me një përfaqësi të 134 pronarëve, ku preket zona e Soronesë dhe nga dokumentat dhe faktet vetë Suzana pranon faktin, që kemi të bëjmë me dy prona të ndryshme, njëra në Sorone e Angonatëve dhe tjetra Sorone Qinurio, që i bië të jetë Soroneja e re, ose prona e vërtetë e Suzana Isufajt dhe fisit të saj.