Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në kryeqytet.
Një punonjës i Gardës së Republikës ka tentuar të vrasë veten me armën e shërbimit. Bëhet fjalë për Henri Haxhiaj.
Sipas informacioneve paraprake ngjarja mësohet se ka ndodhur në banesën e tij në zonën e Qytetit Studenti.
Efektivi i plagosur po transportohet në spital me ambulancë.
Ende nuk dihen shkaqet që e çuan punonjësin e Gardës të ndërmerrte një veprim të tillë.