Një deputet filipinas ka propozuar një projekt-ligj që i lejon punonjësit të marrin leje të papaguar deri në 3 ditë pas përfundimit të një lidhjeje dashurie.
“Studimet zbulojnë koston e konsiderueshme që sjellin ndarjet për çiftet, duke ndikuar në mirëqenien e tyre emocionale dhe mendore dhe duke pasuar në ulje të produktivitetit”.
Sigurisht për këtë rast duhet një dokumentacion që vërteton ndarjen.
Gjithashtu në Filipine, CEO i Cebu Century Plaza Hotel jep 5 ditë për stafin që është në një krizë dashurie. Koha e pushimeve mund të merret vetëm një herë në vit.
Në botë të drejtat ligjore për leje në punë, po shtohen përveç atyre që ekzistojnë: kujdesi për një anëtar të familjes me aftësi të kufizuara, martesa, ushqyerja me gji, provimet dhe konkurset.
Shumë kompani po shtojnë të tjera, duke filluar nga mirëqenia personale në kohë për vullnetarizëm. Në Kinë, një sipërmarrës prezantoi lejen 10-ditore për pakënaqësi ndaj punës.