Prej dy javësh në spitalin e burgut, Safet Gjici kërkon lirimin nga qelia

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici i është drejtuar nga burgu Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar. Bëhet me dije se çështja i është caktuar gjyqtares së Elbasanit Suela Lika, e cila ka njoftuar palët për seancën që do të mbahet në datën 14 tetor.

Në kërkesë, ish-kryebashkiaku i Kukësit, pretendon se ka vuajtur dënimin në masën ¾, duke renditur dhe një sërë shkaqesh të tjera si shëndeti jo i mirë dhe arsye të forta familjare.

Aktualisht Safet Gjici qëndron i shtruar në ambientet e një spitali, ndërsa është në pyetje të marrjes në shqyrtim të kërkesës së tij për t’u liruar me kusht.

Të Fundit