Deputeti i Bundestagut Matthias Helferich është veshur si “Talahon” gjatë një fjalimi në Bundestag. Politikani nga Dortmundi u shfaq në seancën plenare i veshur me kostum sportiv të stilit Gucci. Ai mbante edhe një zinxhir floriri në qafë dhe një çantë.
Në fjalimin e tij, Helferich citon me sa duket nga një video në mediat sociale, në të cilën një vajzë emigrante shfaqet e lumtur për shtetësinë e tij gjermane të sapo fituar, teksa thotë te tashmë gjithçka gjermanët kanë ndërtuar i përket asaj.
“Gjithçka më përket mua, gjithçka është nën këmbët e mia”, citon Helferich nga video. Pastaj ai mburret, duke imituar emigrantët, se ka shumë fëmijë që megjithatë mbeten të huaj, duke ironizuar shtimin e të huajve në vendin e tij.
Në korrik, Helferich u përjashtua nga grupi parlamentar i AfD-së dhe cilësohet si politikan ekstremist.
Talahon është një epitet për të rinjtë, kryesisht nga Lindja e Mesme, që vishen në një stil të caktuar me firma rë rreme Gucci, Kenzo e të tjera, mbajnë çanta të varura dhe zakonisht kanë të njëjtën prerje flokësh.
🇩🇪 | Esta es la intervención viral del diputado Matthias Helferich hoy en el Parlamento alemán, vestido de «Talahon» (‘Moha’, ‘morito’):
«Quieren un pasaporte alemán y nuestro dinero, pero no formar parte de nuestra cultura. […] La consigna debe ser: remigración a millones». pic.twitter.com/9RLKF5ZVkm
— ʜᴇʀQʟᴇs (@herqles_es) October 10, 2024