10 qendra për shëndetin mendor, zv.ministrja Rakacolli: Ende mbetet tabu

Në Shqipëri është ende tabu të pranosh se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Në të shumtën e rasteve, probleme të tilla nuk pranohen nga familjarët apo dhe personat e prekur. Mjekët e familjes janë të parët ata që shohin se shqetësimet e pacientëve janë psikosociale dhe jo fizike.

“Gjithmonë është mjeku i familjes që shikon problemet më detaje. Vazhdon të mbetet tabu, pavarësisht një lloj përmirësimi që ka, por nuk jemi aty ku duhet, përsëri mbetet qasja dhe ndarja e probleme tek mjeku mbetet problem, sepse mendojnë se janë thjeshtë diagnozë e një sëmundje psikologjike”,- tha prof.Mira Rakacolli, zv.Ministre e Shëndetësisë.

Në vendin tonë ka 10 qendra komunitare, ku personat që vuajnë nga problem të shëndetit mendor, marrin ndihmën e specializuar.

“Janë në ato që i quajmë qendra komunitare të shëndetit mendor dhe këtu është koncepti trajtimi në mënyrë të përgjithshme, janë të angazhuar mjekë, psikiatër dhe infermier.”-tha Rakacolli.

Ndërkohë që ka ndryshuar dhe metoda e shtrimit në spitale, duke i sjellë këta persona më pranë komunitetit.

“Janë disa shtëpi në të cilat të sëmurët kronike rrinë për tu integruar në jetë më parë. nuk kemi më ato që njerëzit mbetet të shtruar në spitale, por që këta njerëz të përgatiten për tu integruar në shoqëri. Jetojnë nën kujdesin e një stafi psikosocial, gatuajnë vetë, pazare, bëjnë kurse për profesione të vogla”,-tha zëvendës ministrja.

1 në 8 persona sipas OBSH, vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Pandemia e Covid ndikoi edhe më shumë në rritjen e rasteve, duke bërë që kjo sëmundje të reflektohet për një kohë të gjatë në popullatën globale.

Të Fundit