Në janar të 2020-ës, emisioni Stop, trajtoi rastin e qytetarit Muharrem Hoçja nga Kruja. Problemi i tij lidhej me dëmtimet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019. Zoti Hoçja u ankua, se Bashkia e Krujës e kishte shpallur pallatin të pabanueshëm, madje këtë e tregonte asokohe një tabelë e papërshtatshme. Gazetarja e “Stop” iu drejtua bashkisë lidhur me këtë dhe nga bashkia u tha se ky ishte një proces paraprak vlerësimi.Sipas bashkisë, dëmi ishte i përqendruar në kolona dhe trarë e soleta të dëmtuara. Më pas u ngrit grupi i punës dhe u bë një vlerësim i dytë ku u tha, se për momentin pallati ishte i pabanueshëm.Vetë drejtori i ndjerë i Institutit të Ndërtimit, shkoi në vendngjarje dhe u shpreh, se pas verifikimit serioz, ky objekt nuk pati dhe nuk ka probleme në strukturë. Pas këtyre zhvillimeve, z.Hoçja, investitor dhe banor në këtë pallat, mori një leje nga Bashkia Krujë, më 27 janar 2020, për të nisur riparimin e dëmeve.Por Prokuroria e Krujës, tre ditë më pas nisi një procedim penal “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Shpërdorim detyre”.Sot, pas 4 vjetësh, Muharrem Hoçja, thotë, se është ndërhyrë kudo, përvecse në pallatin, ku ai është pjesërisht pronar. Biznesmeni tregon, se e ka kallzuar kryetarin e bashkisë së Krujës për “shpërdorim detyre”.Hocja i është drejtuar ministrisë dhe Institutit të Ndërtimit, ku ky i fundit ia lë përgjegjësinë bashkisë për projektin dhe zbatimin e tij.
- +355 67 220 8888
- [email protected]