Vonohet për intervistën e punës, shefja e bën vajzën të pendohet

Gentiana Uku, tregon, se mori pjesë në portalin “mësues për Shqipërinë”, ku u rendit e dyta për mësuese biologjie në shkollën Sinaballaj dhe Gosë në Rrogozhinë. Për shkak se në emailin njoftues nuk ishte vendndodhja e zyrës së arsimit, Gentiana u paraqit disa minuta me vonesë, por drejtoresha i tha, se vendin e kishte fituar kandidatja tjetër.Denoncuesja merr takim me drejtoreshën e ZA Rrogozhinë, Alime Hoxha, e cila nuk i jep shpjegim tjetër, përvecse vonesës në paraqitje, edhe pse njoftimi nuk kishte adresë.Të njejtën sjellje bën zonja Hoxha edhe me grupin tonë të xhirimit.Specialisti i DRAP Durrës, e quan këtë një lapsus, që ai vetë ka bërë, duke mos specifikuar adresën, ku duhet të paraqitej fituesja.Ndriçim Mehmeti, ekspert i arsimit, shprehet, se ky është një proces, që ka hije korrupsioni. Në njoftim, sipas tij, vendndodhja duhet të ishte e mirëspecifikuar.

Të Fundit