FOTO/ Zbulohet magazina me kanabis në zonën e Selitës, shoqërohen disa persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbuluar në orët e para të mëngjesit të sotëm një magazinë dykatëshe në Selitë, në të cilën kultivoheshin bimë narkotike me anë të llambave.

Shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara në vazo plastike, 105 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, ndërsa mësohet se për rastin janë shoqëruar disa persona.

Sipas Policisë ky objekt ishte privatizuar nga tre persona. Ndërsa një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje, për të zbardhur dhe dokumentuar ligjërisht, rrethanat.

Njoftimi i policisë:

Gjatë orëve të para të mëngjesit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë ndërhyrë në ambientet e një magazine të vjetër dykatëshe, në rrugën “Hamdi Pepa”, Selitë, ku nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike, me anë të llambave.

Nga kontrollet, në katin e dytë të këtij objekti, i cili nga verifikimet rezulton i privatizuar nga shtetasit A. C., K. K. dhe V. S., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara në vazo plastike, 105 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Për rastin janë shoqëruar në ambientet e Policisë, disa shtetas, ndërkaq një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje, për të zbardhur dhe dokumentuar ligjërisht, rrethanat.

Në përfundim të veprimeve procedurale do të japim njoftim të detajuar për këtë rast.

 

Të Fundit