Kryeministri Rama, në takim me krerët e bashkive, ndau historinë e një shqiptari që ka investuar në zonën turistike të Thethit, i cili sipas kryesocialistit fiton mjaftueshëm të ardhurave, sa për të ndihmuar edhe vëllain e motrën që janë emigrantë.
“Në Theth me Benetin kam takuar një djalë që me biznesin në Theth mban, ndihmon me lekë, motrën e vëllain që punojnë në Itali. Ata punojnë në Itali, nuk janë pa punë por nuk iu del. Më thoshte që iu thotë të vijnë në Theth, sepse kam nevojë për punonjës, por thojnë na vjen zor sepse do dukemi si dështakë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë theksoi se kjo paketë do të ndihmojë që shqiptarët të marrin shkas për të investuar në vendlindjen e tyre duke lënë pas të tilla mendësi dhe duke kthyer shtëpitë e të parëve në bujtina apo biznese.