Komisioni i heq kempin se i duket mashtrues, shqiptarët ndihmojnë tetraplegjikun!

Pak ditë më parë ishim në Durrës me zotin Nuri Plaku, i cili na tregoi për problemin, që i është krijuar së fundmi. Ai ka një djalë me status para tetraplegjik, që trajtohet me kemp dhe paketë higjeno-sanitare. Në tetor 2023, komisioni ia ka hequr pagesën e paketës. Por punonjësja e Njësisë Rrushbull e ka konstatuar këtë në shtator 2024, një vit më vonë dhe sot atij i kërkohet, që të kthejë pagesën prej 160 mijë lekësh të vjetra në muaj.Djali i Nuriut, Shkëlzen Plaku, është 36 vjec dhe nuk ka shkuar kurrë në shkollë. Ai nuk lëviz, por vetëm zvarritet.Administratori shoqëror tha, se ndjehej shumë keq për këtë masë. Rikthehemi në Shna Vlash me disa kontribute për Shkëlzenin, të cilin e kanë ndihmuar Bujar Rexha, Altin Maliqati, Xhoni dhe një notere.

Të Fundit