“Përmbytja” – Prokuroria nis hetimet për Kryebashkiakun e Vlorës: shpërdorim detyre

Dëmet kolosale të shkaktuara nga përmbytja e shiut në Vlorë, pritet të iniciojnë nisjen e një dosje penale në prokurorinë e qytetit bregdetar.

Në fokus të hetimit, janë zyrtarë të Bashkisë Vlorë, Ujësjellësit, administratorët e Ndërmarrjes së Pastrimit dhe Gjelbërimit si dhe ndërmarrja e menaxhimit të ujërave dhe bordi i kullimit në Vlorë.Mësohet se shkak për nisjen e hetimeve janë bërë raportimet e shumta në media, ku qytetarët e Vlorës janë shprehur se kanë bërë kërkesa për pastrimin e kanalizimeve, por askush nuk i ka dëgjuar në institucione.Verifikimet pritet të nisin këtë javë, duke sekuestruara dokumentacionin dhe rregulloren e bashkisë, por dhe marrjen në pyetje të personave që kanë për detyrë të mirëmbajnë dhe kujdesën për sistemin menaxhimit të ujërave në qytetin e Vlorës.

Të Fundit