Policia ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili është autor i tre vjedhjeve.
Policia e Durrësit njofton se i riu vodhi celularin e babait të tij dhe të një shtetasi tjetër, si dhe disa kabllo elektrike.
“O. H., 20 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas: më datë 14.07.2024, i ka vjedhur celularin babait të tij, më datë 06.09.2024, në lagjen nr. 6, ka vjedhur disa kabllo elektrike; më datë 1.10.2024, i ka vjedhur celularin një shtetasi”, njofton policia.
Policia po punon për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 20-vjeçari.