STOP-EMISIONI 24(Sezoni 10) 3 Tetor 2024-Cudia, rezulton me dy baballare te ndryshem, detyrohet te hape gjyq.

Problematika e rradhës na con në vitet 79-90 në kooperativën bujqësore Lac-Brucë të Burrelit.Vere Lata, është një prej atyrë, që ka punuar në këtë kooperativë në vitet 1974-1978. Kur mbushi moshën e pensionit, nisi të bëjë dokumetacionin e kërkuar dhe pa, se për vitet e punës në Prellë, del me Vera Hasan Lata, ndërkohë që babai i saj quhet Xhaferr. Hajrie Dajçi ka qenë ish-ekonomistja e kooperativës, që ka bërë gabimin.Ky gabim është pasqyruar edhe në Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Ndërsa mbiemri i vajzërisë nga Gjakrosa është bërë Xhakrosa.Në këto kushte avokatja e saj Suela Zade, shpjegon, se është mbyllur një proces në shkallën e parë dhe tani pritet Apeli në Gjykatën Administrative të Tiranë.Ne interesohemi në këtë institucion, ku na thuhet, që cështja i është caktuar Rezarta Aliut. Kjo cështje është e vitit 2023, por Gjykata po shqyrton vitin 2017.Pas ndërhyrjes sonë, rasti i pensionit të zonjës do të përshpejtohet.

Parlamenti nuk mundi të zhvillojë sot një seancë normale.Deputetët e opozitës, shumica të pëjashtuar nga punimet e Kuvendit, nuk lejuan kolegët socialistë të hynin në sallë. Më pas ata dogjën 4 manekinë në oborrin e parlamentit. Protagonist i këtyre situatave u bë Flamur Noka. “Stop” sjell pamjet e rralla të deputetit demokrat 26 vjet më parë me përparese mjeku e stetoskop në qafë.

Në shkurt 2020 kemi transmetuar një investigim mbi mënyrës, sesi u zgjodh Nikoll Deda President i Urdhrit të Stomatologut.Prokuroria e Tiranës e ka pezulluar zotin Deda nga detyra për këtë fakt dhe abuzime me fondet dhe nepotizëm në drejtim.Ky konflikt shkoi në Gjykatën Administrative, ku denoncuesi Almiro Gurakuqi, president i urdhrit të stomatologut Tiranë goditi vendimin, që bëri president të madh në shkelje Nikoll Dedën.Në shkallën e parë Administrative Nikoll Deda e fitoi cështjen, ndërsa në Apel iu caktua gjyqtares Rezarta Aliu.Sot jemi para faktit, që kjo gjyqtare ka dalë me një vendim, për ta gjykuar këtë cështje jashtë radhe, gjë që shkakton dyshime për favorizim, kur cështjet e tjera presin në radhë prej vitit 2017 apo 2018.Ne e pyetëm dhe vetë gjyqtaren për këtë cështje, por ajo zgjodhi të heshtë.

Të Fundit