Nazmi Hoxha është drejtuar në “Stop”, pasi nuk përfiton pensionin e minatorit. Ka punuar në minierën e Kavajës, në minierën e Burrelit, më pas në bujqësi, duke plotësuar 31 vjet punë. Nazmiu aplikoi për të marrë pension dhe mori përgjigje negative, pasi nuk ekzistonin dokumentat për minierën e Kavajës. U drejtua në Gjykatë dhe gjykata me anë të dëshmitarëve, i njohu vitet ‘85-‘90. Bëri sërish aplikim, por mori edhe njëherë përgjigje negative, pasi i kërkohej akti i marrjes së tokës në pronësi, të cilin e dorëzoi, por përgjigja mbeti negative. Ne iu drejtuam Drejtorisë së Sigurimeve të Tiranës, ku Anila Take, punonjëse pranë këtij institucioni shpjegon, se nuk janë dorëzuar dokumentat e kërkuara si Amtp dhe një vërtetim i gjendjes civile për punën në Burrel. Pas plotësimit të dokumentave, Nazmi Hoxha do të përfitojë pensionin.
- +355 67 220 8888
- [email protected]