Kuvendi ka mbyllur të gjitha dyert për të mos lejuar hyrjen brenda të 24 deputetëve të përjashtuar nga Sekretariati i Etikës si masë ndëshkimore për kaosin dhe djegien e karrigeve në seancën e 30 shtatorit.
Pasi iu është bllokuar hyrja kryesore, deputetët e opozitës kanë tentuar të futen nga prapa, por nuk janë lejuar nga gardistët. Kjo ka sjelle tensionimin e situatës dhe deputetët e PD i kanë shtyrë dhe kanë tentuar të hyjnë me dhunë.
Deputetët e PD kanë penguar dhe kolegët socialistë dhe ministrat e qeverisë të futen në godinë, duke i shtyrë.