“Të lutem më ndihmo” , si dy të rinjtë u merrnin kartat qytetarëve dhe aplikonin për kredi

Policia e Fierit ka goditur një rast mashtrimi me kartat e identitetit të qytetarëve, të cilat më pas i përdornin për të aplikuar për kredi bankare.

Aksioni i koduar “Kredia” vuri në pranga 2 persona; A. H. 28 vjeç banues në fshatin Vidhisht, dhe F. S., 29 vjeç, banues në Patos.

Nga hetimi i agjentëve të sektorit kundër krimeve ekonomike dhe financiare, 2 të arrestuarit mashtronin qytetarët duke u marrë kartat e identitetit dhe më pas i përdornin ato për të aplikuar për kredi.

Rasti u zbulua pas denoncimit të disa qytetarëve, të cilët ishin vënë në dijeni se në emër të tyre ishte aplikuar për kredi në bankë.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 3 celularë, një shumë parash dhe disa fatura.

Vijon puna hetimore për të dokumentuar raste të tjera të mashtrimit që mund të kenë kryer këta shtetas.

Të Fundit