Në 24 gusht 2024, në një rrethinë të Shkodrës rreth orës 22:30 një kamioncinë përplas një të re 28 vjecare, e cila kthehej nga puna në shtëpi me bicikletë.Drejtuesi i automjetit ka qenë me bashkëshorten e tij, por janë larguar nga vendngjarja, duke mos i dhënë vajzës as ndihmën e parë.Ashtu e gjakosur e reja është zvarritur në shtëpi dhe prindërit e kanë cuar në spital.Ishin mjekët e spitalit, që referuan rastin dhe policia i mori vajzës dëshminë.Në mënyrë të cuditshme, të nesërmen e ndërhyrjes, vajzën e nxorrën nga spitali, por mjeku, që e operoi, e telefonoi, për t’i thënë, se nuk duhet të dilte. Pas disa ditësh në shtëpinë e saj shfaqet një polic, që u prezantua si i bir i autorit të aksidentit, e duke thënë, se i ati nuk do të bënte burg për këtë ngjarje.Në policinë e Shkodrës mësojmë, se aksidenti është referuar në Prokurori pas 5 ditësh. Autori i ngjarjes është identifikuar Zef Logu, i cili nuk ka leje drejtimi. Ndërsa kamioncina, që drejtonte, nuk ka as siguracion dhe as kolaudim. Shumë i dyshimtë mbetet fakti, që Zef Logu po hetohet në gjendje të lirë, edhe pse mbi të rëndojnë një sërë shkeljesh penale.Përmes djalit polic, është minimizuar ngjarja, ndërsa një infermier, është kunati i drejtuesit të kamioncinës, duke bërë, që vajza të dilte menjëherë nga spitali.
Në të gjithë botën, Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.Në shumë mjedise me burime të kufizuara, kanceri i gjirit prek një popullatë relativisht më të re, duke kontribuar ndjeshëm në vdekshmërinë e parakohshme. Ministrja e Shëndetësisë deklaroi sot se slogani për këtë vit është “Ia vlen të jetosh”.“Slogani është zgjedhur si ndërgjegjësim për të rikujtuar të gjitha gjërat e bukura dhe të vlefshme që i japin kuptim jetës duke bërë thirrje për të kthyer sytë nga vetja për të kryer një kontroll. Do të duhet që gjatë muajit tetor, por jo vetëm, gjatë gjithë muajve të vitit, t’i kthejnë sytë nga vetja, të kujdesemi për veten, të kujdesen për të dashurit e tyre, të kujdesen për motrat, për shoqet dhe t’i marrin përdore për të bërë një ekzaminim, një ekografi, një mamografi të domosdoshme për të shpëtuar jetën e tyre.
Jemi në Durrës me zotin Nuri Plaku, i cili na tregon për problemin, që i është krijuar së fundmi. Ai ka një djalë me status para tetraplegjik, që trajtohet me kemp dhe paketë higjeno-sanitare. Në tetor 2023, komisioni ia ka hequr pagesën e paketës. Por punonjësja e Njësisë Rrushbull e ka konstatuar këtë në shtator 2024, një vit më vonë dhe sot atij i kërkohet, që të kthejë pagesën prej 160 mijë lekësh të vjetra në muaj.Djali i Nuriut, Shkëlzen Plaku është 36 vjec dhe nuk ka shkuar kurrë në shkollë. Ai nuk lëviz, por vetëm zvarritet.Administratori shoqëror thotë, se ndjehet shumë keq për këtë masë e nuk ia merrte mendja kurrë, që këtij rasti t’i hiqej paketa higjeno-sanitare.