Vidhte pensionin e të moshuarës, arrestohet arkëtari i postës në Fier

Arkëtari i postës në Fier është vënë në pranga, pasi vidhte pensionin e një të moshuare.

Policia njofton se 36-vjeçari kishte falsifikuar firmën e të moshuarës dhe merrte pensionin e saj.

“Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. P., 36 vjeç, banues në Fier, me detyrë arkëtar në postë, pasi dyshohet se ka falsifikuar firmën e një shtetaseje, për të përvetësuar pensionin e saj”, njofton policia.

Të Fundit