E rrallë! Gjyshja 55-vjeçare sjell në jetë nipin e saj

Një gjyshe 55-vjeçare në Kretë të Greqisë u bë nënë surrogate për hir të vajzës së saj dhe solli në jetë një djalë të shëndetshëm.

Nëna surrogato është kthyer prej vitesh një zgjidhje për nënat që nuk mund të zhvillojnë një shtatzëni ose shpesh herë edhe për ato që thjesht zgjedhin këtë mënyrë.

Por rasti në fjalë është mjaft i rrallë.

Ka qenë vetë gjinekologu i gjyshes surrogate që ka bërë të ditur ngjarjen.

Ai zbuloi se përgatitja zgjati dy vjet me operacione, ekzaminime dhe komisione për miratime. Mjeku pohon se vështirësitë fizike, mosha dhe korniza të rrepta ligjore kanë qenë vështirësitë që kanë hasur gjatë këtij procesi.

Transferimi i dytë i embrionit ishte i suksesshëm. Shtatzënia ishte me rrezik të lartë, por vullneti ishte më i lartë dhe durimi i përjetshëm. Gjyshja zëvendësuese ishte një “ushtare”. Ajo ndoqi saktësisht atë që thamë dhe më në fund shkuam për të lindur. Lindi një djalë 3500 gramë“, thotë gjinekologu.

Të Fundit