Zbulohet varreza e periudhës helenistike dhe mesjetare në Shënmri të Tiranës, reagon Rama: Dëshmi e kulturës arbërore

Zbulohet një varrezë historike e periudhës helenistike dhe mesjetare në Shënmri të Tiranës. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, ku përmes një postimi në rrjetin social ka ndarë pamjet. Ai shkruan se ky zbulim i shton vlera të jashtëzakonshme trashëgimisë kulturore të kryeqytetit.

Kreu i qeverisë thotë se ky zbulim shënon për herë të parë gjetjet e kulturës arbërore në zonën e Tiranës.

“Një zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik ka dalë në dritë në Shënmri të Tiranës, ku arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik zbuluan një varrezë historike të periudhës helenistike dhe mesjetare

Ky zbulim dëshmi e historisë dhe jetës së banorëve të lashtë të kësaj zone shënon për herë të parë edhe gjetjet e kulturës arbërore në zonën e Tiranës, duke i shtuar vlera të jashtëzakonshme trashëgimisë kulturore të kryeqytetit, por njëkohësisht edhe turizmit historik e kulturor të vendit tonë”, shkruan Rama.

Të Fundit