“Rama tallet me bektashinjtë”, Basha: UFO jashtë realiteti, nuk ka lidhje me hallet dhe dëshirat e shqiptarëve

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në intervistën për media foli për projektin e kryeministrit për shtetin e bektashi që sipas tij është një tallje që po bëhet me bektashinjtë.

Basha tha se bektashinjtë shqiptarë kanë derdhur gjak për flamurin kuq e zi, kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në rilindjen kombëtare, në pavarësimin e Shqipërisë dhe nuk kanë nevojë për shtet tjetër.

Ai më tej tha se Rama përdor këtë tallje për të hequr vëmendjen nga problemet kryesore që kanë shqiptarët.

Pjesë nga intervista e Bashës:

Edi Rama tallet me bektashinjtë. Edi Rama është kryeministër i shqiptarëve, nuk është Kryegjyshi. Si kreministër i shqiptarëve nuk është aty për t’u marrë me kryegjyshatën, por për të zgjidhur problemet e vendit. Tregon që ky sillet si një ufo, është jashtë realitetit, nuk ka asnjë lidhje me hallet e shqiptarëve, me problemet e shqiptarëve, me shqetësimet e shqiptarëve, me dëshirat e shqiptarëve dhe të fëmijëve të tyre. Nuk ka asnjë lidhje dhe tallet botërisht me bektashinjtë në radhë të parë. Tallet me bektashinjtë sepse bektashinjtë shqiptarë kanë derdhur gjakë për flamurin kuq e zi. Kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në rilindjen kombëtare dhe në pavarësimin e Shqipërisë.
Kur bektashinjtë vet kanë luftuar për Shqipërinë dhe për shtetin e Shqipërisë, del ky tani dhe thotë do bëjmë shtetin e bektashinjve. Është një tallje në radhë të parë që tregon se sa i shkëputur është Edi Rama, se si është izoluar tërrësisht nga shqiptarët dhe problemet e tyre. Edi Rama është një nga arsyet pse shoqëria shqiptare lëngon. Është si një pacient që lëngon, është arsyeja kryesore që përmes korrupsionit qeveritar, përmes praktikave të lidhura me krimin e organizuar të cilat janë të denoncuara nga raportet ndërkombëtare dhe përmes zhbërjes së shtetit në shërbim të qytetarëve, e ka raskapitur shoqërinë shqiptare e cila sot përballet me problem të paimagjinueshme. Jemi vendi me të ardhurat më të ulëta në Europë dhe kemi naftën e 7 më të shtrenjtë në botë. Në vend që të flasim për këtë, shkojmë pas marrëzive të tij për shtetin e bektashinjve. Jemi numri 1 në botë azil kërkues, shqiptarët janë numër 1 për azil kërkues, në vend që të kërkojë ndjesë, të bëj mënjanë dhe të lejojë kurimin e këtij pacienti të shtrirë që është shoqëria shqiptare, thotë prit se po të bëj dhe një tatuazh. Se do të ta shërojë tatuazhi pasi të kam thyer çdo eshtër, do të bëj dhe një tatuazh.

Të Fundit