I dënuar për shpërdorim detyre, lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku Lefter Alla

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla është liruar nga qelia pasi ka përfunduar dënimin e dhënë me 2 vite burg nga Gjykata e Posachme për veprën penale “të shpërdorimit te detyrës” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.

Ish-kreu i Bashkise Bulqizë ka favorizuar të afërmin e tij, Aqif Konesha, duke i dhënë tenderin me vlerë 3 mln euro.

SPAK fillimisht ka kërkuar për Lefter Allën 3 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite e 4 muaj dhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Në dhjetor të vitit 2023, ish-kryebashkuaku i Bulqizës kërkoi nga Gjykata e Posaçme që ta shpallë të pafajshëm.

Të Fundit