Infermieri i Pogradecit arrestohet: Ngacmon pacienten dhe gazetaren, përballet me drejtësinë!

Policia e Pogradecit njoftoi, se ka ndaluar infermierin Metjan Muço pas denoncimit në emisionin “Stop” mbrëmjen e së martës. 36-vjeçari është ndaluar për veprën penale “Ngacmim seksual”.Mbrëmjen e së martës, një e re 24 vjecare tregoi, në Stop, se kishte shkuar në Spitalin e Pogradecit, për të marrë ndihmë, pasi vuan nga një sëmundje e rrallë dhe atë ditë kishte marrje fryme dhe rrahje të shpeshta zemre.

Pasi u ekzaminua nga Mjeku i Urgjencës, vajza u orientua, për të bërë një elektrokardiogramë.Në këto momente, infermieri Metjan Muço, filloi ta ngacmojë me fjalë dhe në pjesët intime.Vajza e tronditur është cuar dhe ka ikur nga ambientet e Spitalit, por ngjarjen e ka mbajtur të fshehtë, për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm.Të njejtën sjellje infermieri Muco bëri edhe me të infiltruarën e emisionit.

Të Fundit