Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane.
Sipas mediave të huaja, të riut i është gjetur 93 kilogramë kokainë me vlerë 4 milionë euro në apartamentin e tij në Seregno.
Operacioni ka nisur në kuadër të një hetimi për trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht në zonat e Milanos dhe Monza.
Shqiptari dyshohet se ka lidhje familjare me persona të përfshirë në hetime të tjera për trafikun e drogës në vitet e mëparshme.