S*ks në ambjentet e Spitalit të Pogradecit, kamera e fshehtë!

Një e re 24 vjecare nga Pogradeci denoncon në “Stop” një infermier të Urgjencës së Pogradecit, që sipas saj, e ka ngacmuar seksualisht. E reja ka shkuar në Spitalin e Pogradecit, për të marrë ndihmë, pasi vuan nga një sëmundje e rrallë dhe atë ditë kishte marrje fryme dhe rrahje të shpeshta zemre.

Pasi u ekzaminua nga Mjeku i Urgjencës, vajza u orientua, për të bërë një elektrokardiogramë.Në këto momente, infermieri Metjan Muço rreth të 30-ave, fillon ta ngacmojë me fjalë dhe në pjesët intime.Vajza e tronditur është cuar dhe ka ikur nga ambientet e Spitalit, por ngjarjen e ka mbajtur të fshehtë, për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm.Pas këtij denoncimi, “Stop” duke kërkuar të verifikojë dhe investigojë këtë problem, con të infliltruarën e vet në spitalin e Pogradecit. Infermier qëllon sërish Metjan Muço,i cili sapo merr vesh, se vajza është turiste në qytet, përsërit sjelljen e tij, duke e ngacmuar seksualisht këtë të fundit.

Të Fundit