“Nuk paguan borxhin e motrës – e zë haku, humb makinat dhe lirinë!”

Jemi në Elbasan për denoncimin e qytetarit Fatjon Tahiri, i cili përfundoi në burg në vitin 2021, pasi refuzoi t’i jepte mallin, që kishte qepur në fasonerinë e tij ndaj dy shtetaseve. Këto të fundit nuk e likujduan, po e denoncuan e për pasojë, Fatjoni bëri 13 muaj burg. Kur doli nga qelia, u përball me Eda Turkun, e cila bashkë me pronarin e ndërtesës Elton Dushku, i mbajnë makinat qepëse, që ishin të Fatjonit, me pretendimin, se motra e tij i kishte marr borxh 5000 euro Eda Turkut. Fatjon Tahiri i denoncoi në prokurori të dy këta shtetas, por prokurori vendosi mosfillimin e procedimit penal.Në deklaratat, që ka dhënë në prokurori, pronari i ndërtesës ka thënë, se 11 makinat qepëse janë të Fatjonit.Ndërkohë Eda Turku ka deklaruar, se makinat qepëse janë të pronarit të ndërtesës. Nga ana tjetër ajo i kërkon mbrapsht paratë, që i ka dhënë të motrës, në mënyrë që të marrë makinat qepëse.Eksperti i cështjeve noteriale Fatmir Laçej, shjegon, sesi kërkohet borxhi dhe përfshirja e personave të tjerë, sipas tij, përbën vepër penale, pasi është vetëgjyqësi.

Të Fundit