Një nga prurjet e reja në PS, Ilva Gjuzi, teksa u pyet mbi të metat e kryeministrit Rama ne nje interviste ne media tha se Edi Rama është 10 hapa para të gjithë të tjerëve.
“Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa ne të tjerëve. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo është e një e metë e madhe se të jesh shujmë përpara është e metë” – tha Gjuzi.
Gjuzi është zgjedhur nënkryetare e Asamblesë Socialiste ndërsa është kthyer në Shqipëri rreth një vit më parë si një nga prurjet e reja në PS.
Siç ka pohuar në disa dalje publike, ajo ka lënë Anglinë ku është diplomuar për arkitekturë për t’iu bashkuar vizionit të PS-së për Shqipërinë.
Në një debat të para pak ditëve me ish-kandidatin ee opozitës së bashkuar për Bashkinë Tiranë në zgjedhjet e fundit lokale Belind Këlliçi ajo tha se Këlliçi do kishte humbur edhe sikur ndaj tij të kishte kandiduar ajo, dora vetë e jo më Erion Veliaj.