Cristiano Ronaldo bëhet i pari me 1 miliard ndjekës në rrjetet sociale

Futbollisti i Al Nasr nga Arabia Saudite dhe kapiteni i skuadrës portugeze të futbollit, Cristiano Ronaldo bëri të ditur se profilet e tij në rrjetet sociale ndiqen nga një miliardë njerëz.

Një nga futbollistët më të mirë në histori ka theksuar se është krenar për gjithçka që ka bërë, se ky rekord i ri do të thotë shumë për të dhe i jep frymëzim për të vazhduar.

“Ne bëmë histori – një miliard ndjekës. Është shumë më tepër se një numër. Është një dëshmi e pasionit tonë të përbashkët. Energjisë, dashurisë për lojën dhe shumë më tepër”, shkroi Ronaldo në rrjetet sociale.

Portugezi më pas ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë gjithë këtyre viteve gjatë karrierës së tij dhe ka bërë të qartë se pavarësisht se në shkurt do të mbushë 40 vjeç, nuk po mendon të pensionohet, por se është ende i uritur për sukses.

“Nga rrugët e Madeira-s e deri te stadiumet më të mëdha në botë, unë kam luajtur gjithmonë për familjen time dhe ty, dhe tani jemi një miliard dhe jemi të gjithë bashkë. Ti ke qenë me mua në të gjitha rrethanat e jetës. Ulje-ngritjet janë tonat së bashku dhe ne kemi dëshmuar se nuk ka kufij për ju që besuat në mua dhe jeni pjesë e jetës sime të shkruajmë historinë së bashku”, shkruan Ronaldo.

 

Të Fundit