‘Pinjollët’ e politikanëve në universitetet më të mira, Shehi: Kur s’mbush fëmija, dhe milionat s’të bëjnë punë

Dashamir Shehi ka qenë i ftuar së fundmi në nje interviste per media, ku dhe ka folur për një sërë temash, duke filluar nga jeta politike në vend deri te ajo personale dhe fëmijët.

Shehi tregoi se prej 10 vitesh fëmijët e tij jetojnë jashtë Shqipërisë, por ndonëse janë larg lidhja që kanë me vendin e tyre është e fortë dhe përpiqen që të vijnë sa herë që u jepet mundësia.

Kreu i LZHK-së ndër të tjera theksoi se ndonëse marrin një pagë të kënaqshme ata bëjnë një jetë modeste si shumë shqiptarë të tjerë të cilët kanë emigruar jashtë atdheut.

“Kanë 10 vjet që kanë ikur. Një këmbë e kanë këtu një atje, e shoh që janë të afektuar me Shqipërinë, vijnë verë e dimër, sa të mundem vijnë. Fatmirësisht nuk janë Amerikë e Kanada, janë këtu afër që me 100 euro vjen, të bie më shtrenjt të shkosh në Shkdodër e Vlorë, karburanti.

Gjithsesi më vjen keq se një jetë modeste e bëjnë atje, emigrantë me shkollë janë nëpër dhoma konviktesh do rrish aq janë mundësitë, sado që rrogat janë të mira. Këto që them unë i dinë të gjithë prindërit e Shqipërisë”, tha Shehi, teksa prezentuesja e emisionit, Romina Braho, iu drejtua atij duke i thënë se shumë prej politikanë i çojnë fëmijët e tyre nëpër vila luksoze e universitetet më të mira.

Ky fakt u mbështet nga Shehi i cili tha se disa prej politikanëve ndjekin këtë rrugë, mirëpo theksoi se jo të gjithë fëmijët mësojnë, pavarësisht universitetet që ai ndjek.

“Disa nga ato, e sa për universitetet e mira kjo ha diskutim se sa merr kalamani, se ti mund të kesh milionat sa të duash, por nuk mbush fëmija”, tha ndër të tjera kreu i LZHK-së.

Të Fundit