Gjendet zgjidhja për banorët e Thumanës, Balluku: Do ketë rrugë alternative

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha këtë të enjte në interpelenacën për rrugën Kashar Thumanë, se ajo ka biseduar me banorët e Thumanës e për ta do të ketë një rrugë të re më të shkurtër, për të cilën pritet të firmoset marrëveshja.

Balluku tha se edhe tani qytetarët mund të lëvizin përmes një rruge alternative, por ajo është më e gjatë dhe jo në gjendje të mirë.

“Nyja që do i japë zgjidhje është nyja e Thumanës në projektin që do të vazhdojë nga Thumana në Milot dhe është vetëm 4 kilometra larg nga mbikalimi ekzistues sot. Ky i fundit për ti dhënë një zgjidhje provizore. Unë banorët e Thumanës i kam takuar, i kam dëgjuar dhe sigurisht i klam dhënë edhe zgjidhje.

Ne kemi një zgjidhje provizore për banorët e Thumanës. Ka rrugë alternative, të gjitha rrugët që ndërtohen me pagesë, kanë rrugë alternative, por rrugët alternative janë të gjata dhe jo të ndërtuara mirë. Gjithashtu do ketë një rrugë më të shkurtër, një nyje në hyrje të Thumanës. Ne jemi në prag të firmosjes së kësaj kontrate”,-tha Balluku.

LEAVE A REPLY

Të Fundit