Përndiqte prej disa muajsh një 29-vjeçare, arrestohet 47-vjeçari në Durrës, ja çfarë iu gjet në banesë

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hija”.

Përndiqte prej disa muajsh një 29-vjeçare, duke i shkaktuar ankth e frikë, si dhe mbante armë zjarri pistoletë pa leje, kapet dhe vihet në pranga menjëherë pas kallëzimit, 47-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri psitoletë me municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjjthshme, bazuar në informacionin e marrë se një shtetas përndiqte prej disa muajsh një shtetase dhe se ai mbante armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hija”.

 

Të Fundit