Një 14 vjeçare ditën e djeshme ka lindur një fëmijë në maternitetin e Korçës.
Po ditën e djeshme policia me iniciativë ka arrestuar 21 vjeçarin D.K. me akuzën e marrëdhënies seksuale me të mitur.
Burime të siguruara thanë se 14 vjeçarja është martuar para një viti me mblesëri me dëshirën e prindërve të saj dhe nga kjo bashkëjetesë ka ardhur në jetë dhe një fëmijë
14 vjeçarja e pyetur nga policia ka bërë me dije se bashkëjetesa por dhe marrëdhëniet seksuale me 21 vjeçarin janë kryer me dëshirën e saj
Megjithatë policia ka vënë në pranga 21 vjecarin nisur nga mosha e minorenes.