Denoncimi i rradhës ka të bëjë me një plazh publik, që jepet me qira sezonale. Plazhi në Sarandë, i është dhënë me dokumenta të falsifikuara një 65 vjecari, të quajtur Vladimir Canaj. Ky i fundit rezulton me aftësi ndryshe dhe trajtohet me kemp në Bashkinë e Sarandës si invalid.Administratori i një tjetër plazhi privat, thotë, se i krijohen shqetësime, pasi plazhi i Vladimirit, nuk ka rrugë dhe bie në pjesën e plazhit tjetër privat.Ne takuam 65 vjecarin, i cili cdo ditë qëndron në një cep të qytetit, anës detit, dhe imagjinon sikur po peshkon. Ai as që e ka idenë, që në emër të tij, është marrë një plazh publik me qira sezonale.Në bashkinë e Sarandës, një prej specialistëve, që i ka dhënë në dorëzim plazhin Vladimir Canajt, në fillim thotë, se e ka bërë Agjensia Kombëtare e Bregdetit, por më pas, thotë, se duhet kërkesë me shkrim.Ish gruaja e Vladimirit, vjen në bashki, kur grupi i “Stop” po xhironte dhe tregon, sesi kanë përdorur dokumentat e Vladimirit me një person tjetër, Tomë Mllogja, për të marrë plazhin me qira.Në AKB Tiranë është e pamundur të takosh drejtorin Lako, edhe pse ai ndodhet në zyrë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]