Edison Ajazi, 25 vjeç, është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi në Golem për motive të dobëta i vuri zjarrin një stalle bagëtish.
Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën një objekt njëkatësh, sipërfaqja e tokës përreth dhe ushqimi i bagëtive.
Sipas njoftimit të policisë, 25-vjeçari dyshohet se i ka vënë zjarrin stallës së bagëtive në pronësi të kushëririt të tij, për motive të dobëta.
Nga përhapja e flakëve është djegur objekti njëkatësh ngjitur me stallën e bagëtive, një sasi e konsiderueshme baze ushqimore për bagëtitë dhe sipërfaqja e tokës përreth.