Një grua u përdhunua nga 72 burra përgjatë 10 viteve. Është ky krimi i rëndë që doli në dritë në vitin 2020 në Francë. Akoma më shokues është fakti se personi që e shkaktoi gjithë këtë vuajtje për Gisele Pélicot ishte bashkëshorti i saj Dominique.
Ai e drogonte të shoqen, më pas kontaktonte me burra të ndryshëm në rrjetet sociale dhe i priste ata në shtëpinë e tyre. Aktet e shëmtuara ai edhe i filmonte…
Por si e zbuloi policia?
Më 2 Nëntor 2020 Dominique u kap duke filmuar gratë fshehurazi në një qendër tregtare. Kur policia i sekuestroi telefonin dhe kompjuterin e tij, ata gjetën mbi 20 mijë foto të gruas së tij teksa përdhunohej. Kështu u hap hetimi për rastin, i cili është thuajse i gjithi i faktuar.
Dominique sot është 71 vjeç, ndërsa Gisele 72. Kjo e fundit endet nëpër gjykata bashkë me 3 fëmijët e saj, pasi ka shprehur dëshirën të përballet me secilin nga abuzuesit e saj.
Janë identifikuar vetëm 50 prej tyre, të cilët tashmë do të përballen me akuzat e përdhunimit të rëndë, bashkë me Dominique. Ky i fundit ka pranuar gjithçka ka kryer, që nga sulmet seksuale e deri te shpërndarje e fotove intime të gruas së tij në internet.
Ajo që është akoma më tronditëse për Gisele është fakti se ajo nuk mban mend shumicën e herëve kur është përdhunuar, pasi nuk ka qenë e vetëdijshme. Megjithatë, e moshuara ka kërkuar që të shohë me detaje të gjitha pamjet filmike.
Jashtë ambienteve të gjykatës kanë dalë në protestë dhjetëra qytetarë.