Kjo është godina nga e cila do të monitorohet trafiku në rrugët nacionale. Ministrja e Infrastrukturës Belinda BAlluku bëri të ditur 200 km e para që do të jenë në monitorim 24 në 7 ditës të javës.
“Do të nisë fillimisht monitorimi i 200 kilometrave të para ku përfshihet aksi rrugor Tiranë-Elbasan, i gjithë aksi nga Tirana deri në Vlorë, si dhe segmenti Vorë – aeroporti i “Nënë Tereza”, për të vijuar më tej edhe me segmentet e tjera rrugore”, tha Balluku.
Në këtë qendër do të ketë punonjës nga drejtoria e rrugëve, policisë, Ministria e Mbrojtjes, urgjenca Kombëtare, të cilët do të përpunojnë në kohë reale të dhënat që do të vijnë përmes kamerave, që do të instalohen në disa nga pika kyçe.
Në total do të jenë 200 punonjës, pjesë e kësaj qendre. Ndërsa do të instalohen 150 kamera. Qëllimi është që kjo qendër të shërbejë si udhërrëfyese për të përmirësuar cilësinë e sistemit rrugor.