Banka e Shqipërisë është drejt zyrtarizimit të një rregulloreje të re, që në fokus ka mbrojtjen e kredimmarrësve.
Kjo rregullore hartohet pas situatës shqetësuese të krijuar me mijëra qytetarë që kishin marrë kredi të vogla.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë njoftoi disa risi të kësaj rregulloreje, pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës. Së pari, jo çdokush do të ketë të drejtë të marrë kredi dhe po ashtu, do të kufizohet numri i kredive që do të mund të marrin individët. Gjithashtu, do të analizohet me kujdes edhe aftësia paguese e kredimarrësit.
“Kjo rregullore do të jetë në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe do të adresohet në disa elementë klonkretë si analiza më e fortë financviaren për konsumatorët, huamarrësit. Gjithashtu, do të ketë një filtrim më të mirë të klientëve që janë huamarrës, duke parandaluar një fashë të caktuar, një aftësi të caktuar ose duke marrë në analizë më mirë gjendjen e tyre financiare”, tha Sejko.
Kreu i Bankës shtoi se pjesë e rregullores do të jetë edhe rishikimi i normave të interesit që aplikojnë institucionet e mikrokredisë.
“Po punojmë duke marrë në analizë normat e interesit dhe komisionet që aplikohen nga insticuionet financiare jobanka, speficifikisht nga mikrofinanva, në drejtim të uljes së tyre. Po analizojmë normën efektive të interesit me kujdes edhe njëherë për të parë efektet e mëtejshme që do të ketë për uljen e normës së interesit për instic e mikrofinancës. BSH po punon edhe në drejtim të rregullimit të mëtejshëm për transparencën për institucioneve të mikrofinancës”, shtoi Sejko.
Rregullorja e re parashikohet të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2025. Me nisjen e zbatimit të saj mund t thuhet se do të mbarojë epoka që kushdo mund të marrë një kredi vetëm me një kartë identitetit.