Të tjera detaje kanë dalë për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Korçë, ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili i vendosi flakën me benzinë bashkëshortes së tij, 31-vjeçares Melisa Trëndafili, të cilët prej katër muajsh jetonin të ndarë.
Në një intervistë për media, Ana Sino, mamaja e Melisës tha: “Unë atë ditë kam shkuar te vëllai në fshat, te familja ime dhe mora me vete edhe fëmijët e Melisës. Ai nuk pranonte divorc në asnjë mënyrë”.
Melisa Trëndafili jetonte më nënën dhe dy fëmijët e saj në një banesë të lagjes nr.2 të Korçës.
31-vjeçarja në momentet e para të ngjarjes, ka marrë ndihmën e parë nga një fqinje, e cila ndërhyri duke i larguar rrobat e përfshira nga flakët dhe më pas u transportua në spitalin e Korçës, aty mori ndihmën e parë nga mjekët, për t’u dërguar më pas në repartin e djegie plastikës në QSUT.