Aplikoi në gjendjen civile për dokumentin me foton e një personi tjetër, e pëson 35-vjeçari nga Kopliku

Një 35-vjeçar nga Kopliku është proceduar penalisht, pasi ka rezultuar se ka përdorur fotografinë e një personi tjetër për të bërë nën aplikim në Zyrën e Gjendjes Civile.

“Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave dhe i vizave” në ngarkim të shtetasit E. S., 35 vjeç, banues në fshatin Grizhe”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit