Rreth 20 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë helmuar nga produktet e një furre në Prishtinë.
Lidhur me rastin, policia në Kosovë, ka intervistuar pronarin e furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë, furra është mbyllur deri në daljen e analizave.
“Rreth 20 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësor pasi të njëjtit dyshojnë se janë helmuar nga produktet e një furre.
Njësia policore ka intervistuar pronarin e furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë furra është mbyllur deri në daljen e analizave. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe në ditët në vijim do të intervistohen ankuesit”, thuhet në raportin e PK-së.
Rasti është iniciuar si “Përdorimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”.