Temperaturat e larta të kësaj vere kanë rritur ndjeshëm edhe infarktet, kryesisht tek moshat e thyera.
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një intervistë për media, shprehet se thirrjet për ndihmë në drejtim të 127 janë gjithmonë e më shumë.
Por si ndikon vapa në shëndet, e cila pason një infarkt?
Dhënia e ndihmës së parë tek personat që janë duke kaluar një infarkt është vendimtare, ndaj edhe në qendrat shëndetësore verore, stafet janë mirëtrajnuar, po ashtu në shërbim 24 orë janë edhe autoambulancat.
Sipas të dhënave të fundit, vendi ynë ka kaluar në vendet me risk të lart sa I takon infarkteve, dhe këtë herë jo për shkak të temperaturave të larta por si pasojë e stilit të jetesës dhe mungesës së aktivitetit fizik.