E akuzuan se është burrë, Imane Khelif shfaqet e transformuar me “make-up” dhe “i mbyll gojën” dyshuesve

Imane Khelif ishte një nga emrat më të përfolur të Lojërave Olimpike të mbajtura në Paris.

Boksierja algeriane u vu në qendër të sulmeve, pas akuzave se ajo në fakt ishte mashkull e transformuar në femër dhe që garonte në kategorinë e femrave.

Megjithatë, si komiteti olimpik dhe vetë boksierja i hodhën poshtë akuzat. Ajo arriti të realizonte ëndrrën e saj duke fituar medaljen e artë.

Ajo madje ka njoftuar se do të ndërrmarë masa ligjore ndaj atyre që e akuzuan, përfshi Elon Musk dhe shrkimtaren JK Rowling.

Khelif, tashmë që ka lënë mënjanë dorezat e boksit, është rikthyer e transformuar.

Ajo shihet me pamje të re, teksa ka rregulluar flokët dhe ka bërë make-up, si pjesë e një reklame.

Të Fundit