Një ngjarje e rëndë është regjistruar në spitalin “Nënë Tereza”, ku një 23-vjeçar ka dhunuar infermierin në këtë qendër shëndetësore.
Policia njofton se ka vënë në pranga të riun, ndërsa bëhet e ditur se dhuna e ushtruar ishte për shkak të detyrës.
“A. Zh., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi ditën e djeshme, në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin A. N., me detyrë infermier pranë këtij spitali”, njofton policia