‘Hape krahun’ – Shqiptari i rreh me dërrasë dhe i bën për spital dy policët italian

Një shqiptar, tashmë i arrestuar nga policia në Itali, ka reaguar dhunshëm ndaj punonjësve të policisë, të cilët tentuan të ushtrojnë një kontroll ndaj tij.

Mediat italiane raportojnë se 34-vjeçari shqiptar ka goditur me një dërrasë druri dhe më pas me grushta e shkelma të paktën dy policë, që kanë përfunduar në spital, ku janë konstatuar lëndime trupore dhe në pjesën e fytyrës.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën historike të Perugias, ku policia nisi të gjurmojë 34-vjeçarin, të cilit iu kërkuan dokumentet e identifikimit.

Shqiptari ka reaguar dhunshëm ndaj policëve, duke i qëlluar me një dërrasë dhe me grushta e shkelma, ndërsa dyshohet se ishte nën efektin e pijeve alkoolike.

Policia përdori ndaj tij spray me piper dhe në momentin që është neutralizuar, iu gjet në trup një sasi prej 21.19 gram hashash.

Të Fundit