Pasi humbi vulën, Lulzim Basha mbetet në këmbë. “Range”-i qëndron “i sekuestruar” në oborrin e PD-së

Pasi humbi drejtimin e Partisë Demoratike, Lulzim Basha duket se ka mbetur edhe pa makinë. Mjeti i tij shihet i parkuar në selinë e PD-së, e cila me vendim të Gjykatës së Apelit më 11 qershor 2024, i kaloi Sali Berishës.

Në fasadën e godinës demokratët kanë ngjitur një baner me mbishkrimin “Free Berisha” (lironi Berishën), pasi ish-kryeministri ndodhet në “arrest shtëpie”, prej dhjetorit të vitit 2023.

Vendimi i trupës gjykuese të Apelit më 11 qershor, u dha nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro. Ky vendim është i formës së prerë

Saga e gjyqeve për vulën e PD:

25 mars 2022: Regjistrohet Kuvendi i 11 dhjetorit me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të gjyqtarit Agron Zhukri, Sali Berisha njihet kryetar i PD.

23 mars 2023: Rrëzohet vendimi i gjyqtarit Zhukri, kthehet në Shkallë të Parë me trupë tjetër. Kryetari i PD-së njihet Lulzim Basha.

27 dhjetor: Gjykata e Lartë e kthen në Apel me trupë tjetër dhe kërkon zgjidhje përfundimtare. Kryetari i PD vijon të jetë Basha.

11 qershor: Gjykata e Apelit kalon vulën e PD te Sali Berisha.

Të Fundit