Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se ura e Ibrit është një çëshjte e Kosovës dhe nuk ka vend për diskutime.
Kurti u shpreh se diskutimet për urën e Ibrit janë mbyllur në 2016, kur është vendosur që ura duhet të hapet në 2017.
“Çështja e urës së Ibrit është çështje e Kosovës, është çështje që është përmbyllur, sa i përket Brukselit, në vitet 2016-2017. Ura duhet të hapet, ne dëshirojmë edhe lëvizje të lirë të qytetarëve, edhe sundim të ligjit, edhe paqe, edhe siguri. Ajo që duhet të presim është raporti për qëndrueshmërinë e urës. E përsëris, nuk është çështje diskutimi, është çështje hapjeje, në 2016 janë mbyllur të gjitha bisedimet dhe është thënë që ura duhet të hapet në 2017, tani jemi në 2024”, tha Kurti.