Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi duke e kërcënuar me thikë ka tentuar t’i vjedhë çantën një turisti nga Italia.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit se një shtetas, duke përfituar nga errësira në një rrugë në lagjen nr. 13, Durrës,” njofton Policia e Durrësit.
Amarildo D banues në Bulqizë dhe rezident në Itali nuk arriti që ta çonte deri në fund tentativën e tij, pasi turisti italian u largua menjëherë me automjetin e tij.
“Nuk kishte mundur t’ia merrte, pasi shtetasi italian ishte larguar me automjetin e tij, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar,” thuhet më tej në njoftimin e policisë.